Politike
Vota e diasporës, shpërthen ashpër Alibeaj: Hi syve emigrantëve! Një thes me zarf që e sjell postieri i Ramës
Hedhje hi syve emigrantëve’ e quan deputeti Enkelejd Alibeaj dakordësinë mes PD dhe PD për votën e diasporës. I ftuar në një program televiziv Alibeaj thotë se nuk ka garanci për votën e emigrantëve, ndërsa e quan një thes me zarfe që e sjell postieri i Ramës.
“Hedhje hi syve emigrantëve. Të gjithë biem dakord për faktin që sot jashtë territorit të Shqipërisë janë gjysma e shqiptarëve që votojnë, edhe pse të dhënat e censit nuk dolën të qarta. Kanë ikur në këto vite ku qeverisja është e Ramës. Kjo është një masë e madhe votuesish e aftë që po ti krijosh kushtet mundet ndryshojë dhe të bëjë përmbysjen e qeverisë brenda vendit. Për këtë arsye nuk e do as Rama e as Berisha. Më behet qejfi që teorikisht do të mund që emigrantët do mund të hedhin një zarf te kutia postare, por a është kjo vërtetë një votë? Që vota të jetë e tillë duhet të ketë element garancie.
Që emigrantët të regjistrohen dihet të kenë një adresë vendbanimi. Vota me postë paguhet në emigranti. Posa e shpejtë kushton, jo më pak se 50-60 dollarë ose euro. I vendosim edhe gjobën, pagesa që duhet të bëjë për zarfin. Ca garancie ka që vota që ka hedh është vullneti i tij i lirë. Defektet më të mëdha janë shitblerja e votës, votimi familjar, shantazhi, pengimi për të votuar.
Ca garancie ka që patronazhisti i Ramë me çantë me euro i hipën avionit dhe u thotë na kaq para dhe votoni Edi Ramën, ose ju të tjerët mos votoni hiç. Nuk është një kuti e mbyllur me vula, është thjesht një thes me zarf që e sjell postieri i Ramës dhe vjen këtu ta numërojë numëratori i Ramës.
Shqiptarët atje të votojnë si shqiptarët këtu, proces regjistrimi që s’duhet të tregojnë nëse kanë adresë apo jo, me letra apo jo,. Të tregojnë që kanë një kartë identiteti dhe të tregojnë që janë jashtë vendit. Të mbyllej 6 muaj para ditës së zgjedhjeve ky proces. Pas numrit të madh të zgjedhësve, shteti merr përsipër që të ngrejë vend votimi biometrik për shqiptarët atje”, tha Alibeaj.