Connect with us

Politike

Vota preferenciale, në Tiranë garë mes 5 zonjave të PS-së për 2 mandate (EMRAT)

Përveç vëmendjes në Tiranë ku PD-ja po lufton me Mundësinë për një mandat, apo në Fier, ku Lapaj pretendon një mandat të PS-së, një luftë e vërtetë për çdo votë po zhvillohet brenda zonjave të PS-së në listën e hapur të kryeqytetit.

Partia Socialiste ka marrë 19 mandate në Tiranë, ku 12 janë në listën e mbyllur dhe 7 në listën e hapur.

Sipas Kodit Zgjedhor nga këto shtatë mandate, 2 duhet të jenë gra për të plotësuar kuotat gjinore.

Aktualisht Anila Denaj duket më e favorizuar, teksa ka grumbulluar 7468 vota, ndërkohë që në vendin e dytë, në kutitë e fundit të numëruara, është ngjitur Blerina Gjylameti me 5351 vota, ose 82 vota më shumë se Olta Xhaçka .

Në garë gjithashtu, por më pak të favorizuara janë edhe Kejsi Elezi, e cila ka marrë numrin më të madh të votave në Kavajë dhe Etilda Gjonaj.

Advertisement