Politike
Votat e Greqisë, përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit (Greqi), për subjektet zgjedhore në disa qarqe. Paralelisht, procesi vijon për qarqet e mbetura, si dhe ka nisur numërimi për votat preferenciale të kandidatëve në listat e hapura.
Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
-Kukës
-Durrës
-Tiranë
-Shkodër
Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
-Korcë
-Gjirokastër
–Lezhë
-Fier
-Dibër
-Vlorë
-Elbasan
-Berat

