Politike
Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Alimehmeti

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.
Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.
Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Partia Demokratike humbi një mandat dhe zbriti në 1 për listën e hapur, pasi ia mori Mundësia. Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë mbeten jashtë Parlamentit Jorida Tabaku, Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn dhe po ashtu nga lista e Mbyllur Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
PS 7 mandate nga lista e hapur
Blendi Gonxhja 5080
Fatmir Xhafaj 1880
Erion Braçe 912
Ervin Hoxha 615
Ornaldo Rakipi 569
Anila Denaj 346
Julinda Dhame 276
PD 1 mandat nga lista e hapur
Ilir Alimehmeti 1115
Mundësia 2 mandat nga lista e mbyllur
Agron Shehaj
Erald Kapri
PSD 1 mandat nga lista e mbyllur
Albana Pëllumbi
Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur
Adriatik Lapaj 253
Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur
Redi Muçi

