Kosova
Votimi në veri të Kosovës nisi në orën 7:00, Lista Serbe thirrje qytetarëve të bojkotojnë procesin
Ditën e sotme ka nisur votimi për largimin nga detyra e katër kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Të gjitha qendrat e votimit në katër komunat e veriut janë hapur me kohë në orën 07:00.
Në Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, janë gjithsej 23 qendra ku qytetarët do të votojnë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë.
Të drejtë vote në këtë proces kanë 46,556 qytetarë në katër komunat.
Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të veriut të bojkotojnë procesin.