Connect with us

Politike

“Vranë njerëz në bulevard”/ Rama me deklaratë të fortë: Nuk u hyri gjemb në këmbë

Në takimin elektoral të zhvilluar në Poliçan, kryeministri Edi Rama, duke folur reformën në drejtësi,  tha se ndryshe nga dikur, sot “shpata” e drejtësisë pret majtas e djathtas.

Rama përmendi dhe ngjarjen e “21 Janarit” ku u vranë 4 protestues në bulevard dhe sipas tij,  përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar.

“Nga zyra ku jam sot u vranë njerëz, u vranë protestues të pafajshëm, dhe vrasësve nuk u ka hyrë akoma asnjë gjemb në këmbë. Unë e kam thënë gjithmonë që drejtësia vonon po nuk harron. Ama më parë kjo mbetej një fjalë boshe, sot nuk është më sepse drejtësia e ka shpatën”, tha Rama.

Edi Rama: Nga zyra ku jam sot u vranë njerëz, u vranë protestues të pafajshëm, dhe vrasësve nuk u ka hyrë akoma asnjë gjemb në këmbë. Unë e kam thënë gjithmonë që drejtësia vonon po nuk harron. Ama më parë kjo mbetej një fjalë boshe, sot nuk është më sepse drejtësia e ka shpatën. Dhe parafytyroni kur thonë se ca ka ndodhur këtu, parafytyroni sikur këneta të vijë poshtë zyrës time dhe unë të vrisja ca njerëz. Nuk është më ajo Shqipëri, e zhytur në kënetë.

Që në 1912 kur lindi shteti shqiptar, shpata e ndëshkimit, në cdo vend me ligj e normal nuk i takon Kur thonë që këta i kanë njerëzit në burg, e vërteta është se ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë. Votoni nr,5 pikëtrisht sepse nëse hyjmë në BE barazia para lgijit është e garantuar përgjithmonë.

Advertisement