Aktualitet
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 25 °C,
në vendet e ulëta: 12 / 24 °C,
në vendet malore: 6 / 19 °C.