Connect with us

Aktualitet

Vranësira dhe shira të përkohshëm, si do të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe shira të përkohshëm, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin përmirësim gradual të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë më vranësira dhe shira lokalë zonat veriore – verilindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Advertisement