Connect with us

Aktualitet

Vranësira kalimtare dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Sot moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 31 °C,

në vendet e ulëta: 23 / 32 °C,

në vendet malore: 17 / 28 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Advertisement