Aktualitet
Vranësira të dendura dhe reshje shiu
Moti do të jetë më vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi, më aktivitet kryesor në veriperëndim dhe jugperëndim.
Temperaturat minimale parashikohen 7-14 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 16-19°C në veri, gjatë ditës do të jenë 21-23°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jete me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 ballë në det të hapur.