Aktualitet
“Vrapoi kush mundi, 3 vetë i çuan në spital”/ Banori rrëfen panikun nga zjarri që përfshiu pallatin në Lezhë
Një nga banorët e pallatit 10-katësh ku ra zjarri dhe raportohen 4 persona të asfiksuar deri tani, tregoi momentet e ngjarjes, panikut, evakuimit dhe pasojat e ngjarjes.
Ai ka treguar se ndodhej brenda në shtëpi kur ndodhi ngjarja dhe banesa e tij u mbush me tym, pasi shpërtheu gjeneratori në kati ne parë. Ndër të tjera, ai u ankua se nuk ka ku të kalojë natën, pasi në banesën e tij nuk hyn dot.
“Isha në shtëpi kur ndodhi. Veç kur u mbush shtëpia me tym, korridoret dhe kemi dal me vrap, me sekonda. Ka plasur gjeneratori poshtë dhe ka dalë tymi prej katit të parë dhe është ngjitur sipër në katin e dhjetë. Gjeneratori është i pallatit. Nuk mund të futesh brenda në shtëpi, sepse vdes. Pallati plotë me tym, tre vetë i kanë çuar në spital. Nuk e di a shpëtojnë a vdesin. Veç kush mundi me dalë. U bllokuam krejt në trup, organet e trupit.
Me pas shtet, me i çuar njerëzit nëpër hotele, nëpër njerëz. Se unë s’kam ku të shkoj. Unë jam jashtë, s’kam njeri këtu, nuk kam ku të rri, jam jashtë se s’kam ça të bëj. Po hyn të tërë brenda do hyj edhe unë, po vdiqën, ça të bëj. Është i rrezikshëm, por me pas shtet vjen Shëndetësia, kontrollon komplet pallatin”, përfundon banori rrëfimin.