Connect with us

Bota

“Vrasës”/ Populli spanjollët godasin me baltë mbretin: Na latë të vdisnim (Pamjet)

“Mbretërorët” e Spanjës u pritën me ofendime dhe sulme nga banorët e qytetit të Valencias. Teksa Mbreti i Spanjës, Felipe dhe bashkëshortja e tij, Letizia kishin shkuar për të vizituar zonën pas përmbytjeve që i morën jetën më shumë se 200 personave, vendasit nuk i pritën aspak mirë. Ndërsa bërtisnin “vrasës”, qytetarët hodhën baltë mbi çiftin mbretëror, duke i cilësuar si fajtor për humbjen e 217 jetëve, bilanc që pritet që të shtohet me kalimin e orëve.

ME VIDEO- “Vrasës!,”-spanjollët godasin me baltë

Mbretëresha Letizia me baltë

Në një moment, turma ishte aq afër sa mundën edhe të bisedonin me mbretin, por ky i fundit u tha: Nëse doni nuk vij më dhe qëndroj në Madrid.

Por as kjo ofertë nuk pati asnjë ndikim.

Jose Ribelles, një punonjës supermarketi 23-vjeçar, jeta e të cilit u shkatërrua nga përmbytjet, i tha Times: Çfarë prisnin ata? Që ne t’i themi ndonjë fjalë të ëmbël? Shteti spanjoll nuk bëri aq sa duhet që të na mbronte.  Ata donin të na vrisnin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të paralajmëroni njerëzit kur një digë është gati të mbingarkohet dhe të çahet. Nuk mund t’i paralajmërosh njerëzit kur ata tashmë janë duke u mbytur.

Ai tha se ishte dëshmitar i disa trupave të pajetë në supermarketin ku ai punonte.

“Ka pasur 12 vdekje mes kolegëve të mi. Përmbytja i futi në garazh.’

Mbreti dhe mbretëresha kaluan një orë duke u përpjekur të qetësonin banorët e zonës përpara se të largoheshin. Megjithëse duhej të vizitonin një qytet tjetër aty pranë, Chivan, ata ‘e shtynë vizitën’, nga frika e një pritjeje të ngjashme. Por revolta e spanjollëve nuk është ndaluar vetëm me mbretin pasi kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez.

Advertisement