Kronike
Vrasësi shqiptar kërkon anonimitet në Angli
Një shqiptar, i cili ka kryer dënimin për vrasje dhe shumë vepra të tjera penale ka përplasur deputetët britanike në një seancë ku u vendos për anonimatin e tij. The Sun shkruan se shqiptari, një burrë i moshës së mesme ka shkuar në Britaninë e Madhe me gomone, pasi ka kryer një dënim për vrasje e vepra të tjera penale në Shqipëri.
Shqiptari ka kërkuar që identiteti dhe çdo e dhënë që mund ta identifikojë atë duhet të mbahet e fshehtë pasi i rrezikohej jeta nga grupet rivale në Shqipëri. Por, jo të gjithë kanë qenë dakort.
Deputeti konservator David Morris tha: Është një vendim i egër që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli karriere që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?
Deputeti tjetër i konservatorëve, Philip Davies tha: Publikimi i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik.
Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Është një shembull tjetër tronditës që tregon pse ne duhet të ndalojmë gomonet.
Por, gjykatësi Nicholas Aldridge, 51 vjeç, vendosi që asgjë nuk duhet të publikohet që mund të identifikojë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” shqiptarin, duke përfshirë listën e tij të krimeve.
The Sun shton se gjykatësi ua ka ndaluar edhe mediave identifikimin e tij, por, që e kanë apeluar këtë vendim. Shqiptari ka kërkuar gjithashtu që të lirohej me kusht nga burgu, por kjo gjë është mohuar nga gjykatësi. Së shpejti pritet të merret një vendim nëse ai do të dëbohet nga vendi.
Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Britaninë e Madhe ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak dhe nënshkruan një marrëveshje. Të gjithë shqiptarët që po e vuajnë dënimin në burgjet angleze, do të ekstradohen në atdhe. Kjo gjë do të bëhet gradualisht.
Vizia e Ramës erdhi pas një retorike të ashpër që tensionoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër dhe e ka konsideruar një pushtim emigrimin e shqiptarëve në Britani. Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat ‘tufë’ dhe ‘pushtim’, i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve. Megjithatë Braverman nuk dorëzohet! Ajo vazhdon të mendojë njësoj dhe ka rinisur negociatat për dëbimin e emigrantëve drejt Ruandas, të cilin e konsideron një vend të sigurtë.