Kronike
Vrasja e 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli”, autori mbeti i plagosur, shkoi tek një spital privat
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi disa metra larg ambienteve të instuticioni, detaj ky i theksuar në njoftimin zyrtar. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.