Kosova
Vrasja e 19-vjeçarit/ U qëllua me 3 plumba, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për Bleon Dibranin, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.
Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet e ditur se i riu më datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë të paktën tri herë në trup Ardit Zymerin.
Si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ai ndërroi jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.
“I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Viktima Ardit Zymeri

