Connect with us

Kronike

Vrasja e 22 vjeçares/ Gjurmë ADN-jë, dyshimet se i përkasin babait të…

Detaje të reja janë zbular nga hetuesit që po vijojnë kërkimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Në pranga është vënë autori 23-vjeçar, Mark Samson por autoritetet kanë dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë.

Dyshimet janë rritur akoma më shumë pasi gjurmë ADN-je të një burri janë gjetur në valixhen ku u fut trupi i shqiptares i cili më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.

Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Advertisement