Connect with us

Kronike

Vr’asja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni

Vdekja e të riut Renis Dobra ka tronditur ditën e sotme opinionin publik, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pranë liqenit të Shkopëtit.

23-vjeçari dyshohët se fillimisht është dhunuar dhe më pas është vrarë, por autorët e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen dhe po ashtu ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Sipas gazetarit Enver Doçi, priten shoqërime në polici për vdekjen e të riut. Ndërkohë, ditën e enjte, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.

Doçi ka bërë me dije se Renis Dobra ishte kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

Advertisement