Connect with us

Aktualitet

Vrasja e 32-vjeçares/ Hitaj: Do t’i kushtojmë vëmendje këtij fenomeni

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka deklaruar se pas vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza te Ura e Dajlanit do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë këtij fenomeni. Në një deklaratë për mediat, Hitaj ka theksuar se u bë në kohë rekord identifikimi dhe arrestimi i dy autorëve të ngjarjes. Po ashtu në deklaratë theksoi dhe procedimin penalisht të tre vajzave të tjera, të cilat ndodheshin në vendngjarje në kohën e krimit.

“Nga veprimet e thelluara hetimore , nën drejtimin e Prokurorisë Durrës, u bë dokumentimi i plotë i ngjarjes. U përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të. U bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë rekord. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetase të tjera, njëra prej tyre e mitur. Këta shtetase deri në momentin e shoqërimit në polici, nuk e kishin kallëzuar krimin. Shprehim vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë këtij fenomeni,” tha ai

Advertisement