Kronike
Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, flet xhaxhai i viktimës: Punonte në ndërtim
Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, ka thënë se nuk kanë problem me askënd dhe Ramazani punonte në ndërtim në Malin e Zi. Më tej, xhaxhai ka thënë se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për afro 1 vit e gjysmë, ndërsa vëllai i tij ndodhet atje.
“Punonte në Malin e Zi në ndërtim. Para një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë ndërsa kohët e fundit ka punuar në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë patur gjendjen ekonomike të mirë”, tha xhaxhai i viktimës.
Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri plumbash në rrugën kryesofre të fshatit Dragoç. Dyshohet se autorët ishin duke e vëzhguar dhe në momentin kur ai ka dalë në rrugë e kanë qëlluar. I riu u gjet i vrarë brenda makinës së tij nga banorët e fshatit. Babai i tij ka dëshmuar në Polici se nuk ka pasur probleme me askënd.