Kronike
Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet bashkëatdhetari

Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj në Greqi është arrestuar.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 49-vjeçar, gjithashtu shqiptar, i cili u kap në një shtëpi në Glyka Nera.
41-vjeçari u gjet i pajetë në një vresht në Rafinë, Artemida.
Ishte gruaja e viktimës që kontaktoi autoritetet pasi ai e kishte telefonuar duke i thënë se një mik i tij e kishte qëlluar.
Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën në mbrëmje në Artemidë.
Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë.
Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konretisht në faqe.
41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Dy shqiptarët kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.

