Connect with us

Bota

Vrasja e Ali Larijanit/ Mojtaba Khamenei: Herët a vonë, do ta paguani

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi se përgjegjësit për vrasjen e zyrtarit të lartë iranian duhet të ndëshkohen shpejt.

Në një deklaratë zyrtare, ai theksoi se “kriminelët duhet të paguajnë së shpejti për gjakun e tij”, duke iu referuar vdekjes së Ali Larijani, kreut të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare konfirmoi një ditë më parë vdekjen e Larijanit, disa orë pasi autoritetet izraelite njoftuan se ai ishte vrarë në një sulm të synuar në Teheran.

Ndërkohë, në llogarinë e Larijanit në platformën X u publikua një mesazh drejtuar popullit iranian, botës myslimane dhe “popujve të lirë”, ku thuhej se ai kishte dhënë jetën si “martir”.

Sipas autoriteteve iraniane, në sulmin e ndodhur në orët e para të mëngjesit humbën jetën edhe djali i tij, një zyrtar tjetër i Këshillit dhe disa truproja.

Më herët gjatë ditës, Garda Revolucionare Islamike konfirmoi gjithashtu vdekjen e gjeneralit Gholamreza Soleimani, drejtues i forcës paraushtarake Basij, i cili sipas tyre u vra nga ushtria izraelite në një sulm të mëngjesit. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare “Sepah News”, Garda e cilësoi ngjarjen si një “akt terrorist të armikut amerikano-sionist”.

Advertisement