Connect with us

Kronike

Vrasja e Arben Lleshit, lirohen nga qelia ish-drejtori i burgut të Peqinit dhe policët

Janë liruar nga qelia ish drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe policët e arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli.

Vendimi për t’i liruar është marrë nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm. Lidhur me vrasjen ishin ndaluar 12 zyrtarë, mes tyre drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre.

Arben Lleshi u vra nga Sokol Mjacaj, më 15 dhjetor të 2023 në një nga qelitë e burgut të Peqinit, ku ai po vuante dënimin e përjetshëm. Ditën e vrasjes së Lleshit mbeti i plagosur edhe një tjetër i burgosur përjetë i cili ishte Indrit Shaqja. Vrasja dyshohet se ishte e mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Macaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje. Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër.

Advertisement