Connect with us

Kronike

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohet një tjetër anglez

Merr fund arratia e një tjetër anglezi me rrolin e vëzhguesit  në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

“Top Channel” mëson se Skuadra Nacionale e Ekstradimeve pran NCA, FBI-ja angleze pas shumë ditë kërkimesh arrestuan Harry Simpson.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij u krye në qytetin e Londrës mbrëmjen e së enjtes.

Top Channel konfirmoi nga “National Crime Agency” se Simpson me precendent penal në të shkuarën, do të dalë përpara kësaj gjykate ditën e sotëm për tu njohur me masën e sigurisë.

Hetimet në Shqipëri zbuluan se Harry Simpson ditën kur u ekzekutua Ardian Nikulaj furnizonte me informacione vrasësi  portuges Ruben Saraiva.

Po atë ditë u largua me urgjencë nga Shëngjini dhe mbërriti në Rinas përmes dy taksive. Sipas dosjes hetimore rrugës ai ndërroi rrobat dhe tentoi të kalonte kontrollin policor të kufirit në Rinas pa treguar pasaportën.

Me arrestimin e Simpson kompletohet kapja e grupit të dyshuar si vënës në jetë të planit për ekzekutimin e biznesmenit të njohur nga Shëngjini.

Arrestimi Harry Simpson nxjerr zbuluar disa media të Tiranës të cilat, ditë më parë shpërndanë lajmin me titull “Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet britaniku i fundit, por gjykata angleze refuzon të urdhërojë arrestimin”.

Në fakt vetëm pak orë pasi Gjykata Lezhës lëshoi 6 urdhër arreste, më pas Drejtoria me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit ia dërgoi Interpolit nga ku dolën “Kartelat e Kuqe” një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të drejta urdhër arrestet lëshuar në Shqipëri.

E shkuara kriminale e Harry Simpson

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raportoi se Simpson, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën.

Harry Simpson është banues në Abbey Wood në Jug të Londrës. Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.

Sipas prokurorisë angleze të cilës i referohet Top Channel, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMW kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.

Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg.

Advertisement