Kronike
Vrasja e Arjanit Rizaj, dalin pamjet nga vendngjarja në Ekuador
Shqiptari Arjanit Rizaj është vrarë mbrëmjen e djeshme në parkingun e spitalit Luis Vernaza, në qendër të Guayaquilit. Vrasja ka ndodhur kur dy persona me motor i janë afruar makinës së tij dhe e kanë qëlluar tetë herë. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 të së enjtes së datës 9 nëntor dhe më pak se një orë më vonë u konfirmua vdekja e tij në një spital tjetër aty pranë, si pasojë e plagëve me armë zjarri.
Dëshmitarët kanë deklaruar se i huaji ndodhej brenda një automjeti duke pushuar, kur në parking ka hyrë edhe një motoçikletë e bardhë me dy persona dhe i është afruar makinës së Arjanitit. Ata dëgjuan një breshëri të shtëna armësh dhe më pas panë motoçikletën duke u larguar me shpejtësi. Më poshtë shihen pamjet nga vendi i ngjarjes dhe makina me të cilën udhëtonte Rizaj.