Connect with us

Kronike

Vrasja e babë e bir/ Një natë më parë iu dogjën shtëpinë, sot i ekzekutuan

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. Janë vrarë me armë zjarri babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra.

Mbrëmjen e kaluar dy viktimave, persona të paidentifikuar iu kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Gjatë ditës së sotme kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

Advertisement