Connect with us

Aktualitet

Vrasja e biznemenit, anglezi shok fëmijërie me njërin nga nipat e fisit Lekstakaj

Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt dyshohet se ka ardhur nga Britania e Madhe. Nga disa javë hetimet, Policia e Lezhës ka arritur në përfundimin se urdhëri ka ardhur nga jashtë, e dyshohet se ka lidhje me gjakmarrjen, duke përjashtuar pistat e tjera për motive politike, të shkuarën kriminale apo konkurrencë në biznes. Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNeës” se motori tip “Skuter”, me të cilin autori u largua pas krimit, dyshohet se është fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës. Ndaj dhe deri në këto momente janë kontrolluar dhjetëra banesa në dy fshatra, pasi ka informacione të sigurta se motori është fshehur në këtë zonë.

Edhe makina “Land-Rover Defender”, ku besohej se ishte futur motori tip “skuter”, rezulton të mos ketë lidhje me ngjarjen, por prezenca e shtetasit anglez në ambientet e brendshme të lokalit “Coral”, ku ndodhi vrasja e Ardian Nikulaj, dhe ikja e tij me shumë urgjencë, ka ngritur dyshime të forta se ai ka lidhje me ngjarjen. Qëndrimi i tij në zonën e Shëngjinit ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill, ku pas kryerjes së vrasjes së Ardian Nikulaj, ai është larguar me shpejtësi, duke përdorur dy taksi deri në zonën e Rinasit. Pikërisht ky person mendohet se është ai që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Po ashtu, në rrugë operative është mësuar se anglezi është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj, por e vizitonte Shqipërinë për herë të parë. I huaji është shok fëmijërie me njërin nga djemtë e viktimave, që kanë mbetur të vrarë në familjen Palaj-Lekstakaj, si pasojë e gjakmarrjes së dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë. Gjithsej nga të dy familjet kanë humbur jetën 5 persona, përfshirë edhe biznesmenin. Ndaj për të mësuar më shumë lidhur me rolin e të huajit në ngjarje, Policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe t’i sekuestrohet aparati i telefonit për të zbuluar mesazhet që ka shkëmbyer ditën e krimit.

Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT” në hotelin e tij, ndërsa në vitin 2000 i ishte vrarë vëllai, Pëllumb Nikulak. Nga ana tjetër janë vrarë Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

Advertisement