Connect with us

Kronike

Vrasja e biznesmenit italian, policia rikthehet në vendngjarje, çfarë po kërkojnë?

Policia e Gjirokastrës rikthehet në vendin ku u vra biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Efektivët po kryejnë kontrolle në zonë si dhe po kryejnë eksperimente hetimore në lidhje me ngjarjen.

Italiani 44-vjeçar, administrator në një kompani të madhe tullash italo-shqiptare “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë, u gjet i pajetë rreth mesnatës buzë rrugës në Dilan, mes fshatit Salari dhe Nivicë, në një prej akseve që përshkojnë Tepelenën.

Advertisement