Connect with us

Kronike

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë, policia shoqëron disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua në dalje të biznesit të tij Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Sipas informacioneve të fundit, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa persona si dëshmitarë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

Advertisement