Aktualitet
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali! Tre shqiptarë të arrestuar, flet autori: E godita me thikë për të mbrojtur gruan dhe djalin tim
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e një 38-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali.Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Dritan Idrizi ka humbur jetën në kulmin e një debati të dhunshëm, ku ka marrë tre plagë në thikë, njëra prej të cilave në zemër që ishte fatale.Lidhur me ngjarjen e ndodhur në Pesaro Urbino, policia italiane ka arrestuar tre shqiparë, me akuzën e plagosjes së rëndë.Nga hetimet e karabinierëve u konstatua se 38-vjeçari i plagosur me thikë ishte transportuar nga dy bashkatdhetarë të tij me makinë në urgjencën e Katolikës dhe mbërriti atje por pa shenja jete.Nga ajo që është rikonstruktuar, burri kishte pasur një diskutim të ashpër me anëtarët e një familjeje me banim në Tavullia, po ashtu shqiptare.Kryefamiljari i këtij të fundit, i sulmuar me sa duket nga të tre me një shkop metalik dhe një çekiç ndërtimi, aq sa ai dhe familja e tij duhej të drejtoheshin në kujdesin e urgjencës Pesaro, nxorri thikën dhe e goditi Idrizin disa herë në krah, duke i shkaktuar vdekjen.Autori u tha hetuesve se viktimën e kishte goditur me thikë në bark dhe këtë e kishte bërë në mbrojtje personale dhe për të mbrojtur familjen e tij, përfshirë gruan dhe djalin.Arsyet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit. Sipas informacioneve fillestare, viktima është dashur të mbledhë një shumë prej 5 mijë eurosh për gjoja punë ndërtimore, raportojnë mediat vendase.