Politike
Vrasja e dyfishtë në Maliq/ Balla: Policia bëri detyrën e saj
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar ditën e sotme në Komisariatin e Policisë Korçë për t’i falenderuar për punën e tyre gjatë natës së kaluar. Balla me anë të një postimi në Facebook, shkruan se punonjësit e policisë kryen detyrën e tyre, pavarësisht se ishin nën kushtet e rrezikimit të jetës.
Postimi i Ballës
Falenderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën.Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë që beni për këtë vend! Dua t’i percjell një perqafim vëllazëror prindërve tuaj, bashkëshorteve, fëmijëve tuaj, motrave e vëllezërve tuaj, të cilët janë mbështetja juaj më e madhe, po janë edhe ata që më shumë se sa askush e përjetojnë peshën e uniformës suaj, për të cilën ju jeni gati të vini në rrezik edhe vetë jetën tuaj! Kjo është një ditë për t’i kujtuar edhe kolegët tuaj që nuk jetojnë më, pikërisht sepse dhanë jetën në krye të detyrës, e për të përsëritur angazhimin e Kryeministrit Edi Rama për të mbështetur familjet e fëmijët e tyre deri në fund, jo vetëm falë statusit të tyre të Fëmijëve të Republikës, po edhe në çdo hap të rrugës së tyre, ku vërtetë boshllëkun e babait nuk e zevendson dot askush dhe asgjë, po ku ata nuk do të jenë kurrë vetëm!
Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.