Aktualitet
Vrasja e emigrantit shqiptar në Itali/ Babai i Klajdi Bitrit kërkon ndihmë të kthejë të birin në Shqipëri
Me sytë në lot dhe zëri që i dridhet babai i Klajdi Bitrit të riut shqiptar që u vra me shtizë pasditen e së dielës në Sirolo të Italisë, kërkon ndihmë.
Ai tregon se vrasja e të birit pa pasur asnjë faj i ka shokuar familjarisht dhe me skamjen që kanë nuk munden të sjellin dot trupin e pajetë në Shqipëri.
“Me ndihmoni te kthej trupin e djalit. Gruaja akoma nuk e di, po e mbajmë me ilaçe. Shteti kush të mundet të më ndihmojë.”
Dëshmitar në këtë vrasje ishte vetë vëllai 18 vjeçar i Klajdit, Xhuljano Bitri. Ata panë si dy persona po ziheshin dhe shkuan ti ndanin por algjeriani qëlloi me shtizë vëllanë e tij dhe e la të vdekur.
“Djali e pa vrasjen. Me mori ne telefon me tha ma vranë vëllanë para syve. Ai është 18 vjeç e po merret ne komisariat e në funeral vetëm unë s’kam mundësi as pasaporte nuk kam.”
Në pamundësi për të sjellë trupin, babai i 23-vjeçarit i kërkoi ndihmë ministrit të brendshëm Taulant Balla, i cili bëri të mundur pajisjen e tij me pasaportë. Ndërkohë autoritetet kontaktuan dhe një agjenci funerale për të bërë të mundur sjelljen e trupit të pajetë në atdhe. Shpenzimet e të cilës do të mbulohen nga Bashkia Lushnjë.
Krimi ndodhi të dielën më vendin fqinj ndërsa autori i krimit algjeriani Fatah Melloul u arrestua 4 orë pas ngjarjes, ndërsa policia arriti ti sekuestronte edhe armën me të cilën i preu jetën në mes 23-vjeçarit Klajdit Bitri.