Connect with us

Kronike

Vrasja e Fatjon Dervishit në Durrës, ishte me një shok në makinë kur u qëllua! Ja çfarë tha në polici miku i tij

NTV.AL  mëson të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Durrës.

Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij.

Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale. Ende nuk ka dalë rezultati i ekspertizës.

Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat.

Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

Policia e Durrësit e përforcuar nga forca policore të ardhur nga Tirana po punon për zbardhjen e ngjarjes Janë pyetur 10 persona deri tani për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes.

LAJMI…

Një 38 vjeçar është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës. Ngjarja u shënua pak pas mesnatës (27 shtator). Shqiptarja.com mëson se Fatjon Dervishi ndërroi jetë në spital. Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital” informoi policia e Durrësit pas mesnate (ora 00:30), 27 shtator 2023.

Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal. Në momentin kur e kanë qëlluar ka qenë në automjet së bashku me një shokun e tij dhe ishte duke drejtuar makinën, thonë burime

Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale. Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat. Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur. Janë pyetur 10 persona deri tani për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Kjo është vrasja e dytë e shënuar në vend pa kaluar 24 orë. 59 vjeçari Martin (Marku) Bardhi u ekzekutua paraditen e 26 shtatorit, në një atentat të mirëorganizuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë u plagosën. Vrasja u shënua përballë komisariatit të Rrëshenit në bar picerinë e viktimës.

Advertisement