Connect with us

Kronike

Vrasja e Lekstakaj/ U ekzekutua me 4 plumba, njëri i shpoi zemrën

Një ditë pas vrasjes së Nikolin Lekstakajt, Policia po vijon të hetojë për të zbuluar autorët e ekzekutimit. Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin.

Pasi është qëlluar, viktima është vrarë dhe ka rënë tek shkallët e marketit ku kishte shkuar për të marrë një pije freksuese. Mësohet se janë sekuestruar 2 predha një në trupin e viktimës njëra në shtyllë.

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar sapo doli nga një market.
Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe këtë e vërtetojnë edhe mbetjet e xhamave të thyer që makina me të cilën ata lëviznin la në vendngjarje.

Hetuesit besojnë se ngjarja mund të jetë hakmarrje pas vrasjes së Ardian Nikulaj 3 muaj më parë. Fisi Lekstakaj ka qenë në një konflikt të hershëm që ka sjellë edhe viktima me fisin Nikulaj.

Advertisement