Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Liridonës, gazetari: Çifti kishte kredi dhe borxhe në Suedi

Vrasja e Liridona Ademajt tronditi opinionin publik, pasi mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe bashkëshorti i viktimës.

Naim Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e Liridonës. Në media është aluduar se shkaku ishte një sigurim jete që viktima kishte në Suedi, pasi kishte nënshtetësi suedeze.

Gjithashtu është aluduar një lidhje jashtëmartesore homesksuale e Naimit për të cilën thuhet se Liridona ishte në dijeni.

E teksa ngjarja është e mbuluar me pikëpyetje dhe priten hetimet e policisë së Kosovës, gazetari Ervin Dushi ka ndarë detja nga jeta e çiftit në Suedi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, gazetari tha se çifti Murseli në Suedi kishte disa kredi dhe debite. Për sa i përket sigurimit të jetës, ai tha se vetëm personat VIP mund të përfitojnë sigurim të lartë.

Dushi: Familja Murseli ka një biznes të cilin e ka pasur pasiv në dy vitet e fundit. Është biznes në fushën e ndërtimit, por nuk ka pasur ndonjë të ardhur të madhe as më parë. Nëse i referohemi vitit 2020, si Liridona si Naimi kanë të ardhura rreth 300 e ca mijë korona, pra rreth 30 mijë euro në vit.

Në një konsultim që unë kam pasur me agjencitë e aigurimeve kam marrë një përgjigje që mbi 1 milion marrin vetëm ata që janë persona VIP. Dhe siguracione VIP marrin vetëm ata persona që i plotësojnë disa kushte. Të tjerët mund të shkojnë maksimumi 590-800 mijë euro, por mos harrojmë se janë të ndara në dy dhe kanë 32% taksa.

Familja ka pasur shumë debite këtu, kanë kredi pa paguar, kredi personale, kredi biznesi. Po t’i shohim janë 3. Nuk ka pasur një jetë të shfrenuar siç paraqitet, unë i referohem letrave, jo thashethemeve.

Sipas dokumenteve aty kanë debite, biznesi i tyre është një kafe lagjeje, një kafe e vogël në qytet. Liridona ka menaxhuar firmën e pastrimit dhe kafen. Ndërsa zotëria, Naimi, nuk është njohur për shumë aktiv, por është paraqitur si pjesë e politikës.

A ka informacion për ndonjë pasqyrim të mundur të të ardhurave, pronave në shtetin e Kosovës?

Dushi: Suedia ka diçka që nuk ecën mbi ujë të turbullt. Ata po presin hetimet, pra po presin mbylljen e hetimeve. Momentalisht akoma nuk është shkruar emri i Naim Murselit në media. Arrestohet familjari i Liridona Ademajt, nuk thuhet që është arrestuar i shoqi.

Advertisement