Connect with us

Kosova

Vrasja e Liridonës/ “Qëlluan për…”, zbardhet dëshmia e të arrestuarit që i shiti pistoletën Naim Murselit

I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e siguruara ekskluzivisht nga Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli e Granit Plava.

Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt të siguruar nga Paparaci.

 

 

Dëshmia:

Unë nuk i kam njohur këta persona deri me datën 29 nëntor 2023. Po as atë ditë nuk i kam njohur si emra, por e kam kuptuar pasi janë arrestuar se kush ishin këta dy persona të cilët kishin ardhur për të rregulluar makinën tek unë.

Atë ditë që kanë ardhur iu ishte prishur goma e makinës, Range Rover që e ka pasur ngjyrë të zezë. Kam marrë gomën e dëmtuar të makinës së tyre dhe shkuam në një gomisteri tjetër në fshatin Osek.

Gjatë kthimit në makinë, Naimi ka nisur të flasë për armë dhe ka thënë që kam një armë 1000 euro. Ndërsa unë i kam thënë që kam një armë që vlen 250 euro. Naimi më ka thënë a bën që ta shikoj. Pasi kemi shkuar në shtëpi, kam marrë armën. Shoku i Naimit, Graniti e ka marrë dhe e ka provuar në oborrin tim. Pas Granitit e ka marrë edhe Naimi, e ka provuar.

E kanë marrë armën dhe kanë shkuar në drejtim të gomisterisë dhe kanë thënë që kur të kthehemi do t’i marrim edhe fishekët. Pasi kanë ardhur, kanë marrë edhe 20 fishekë, më pas janë larguar.

Mesa më kujtohet mua e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth 1 orë, prej orës 14:00 deri në orën 15:00.

Nuk më kanë treguar asgjë se për çfarë e donin armën, as unë si kam pyetur. Nuk kam qenë i sigurt që ka qenë arma ime 100%, nëse do të isha i sigurtë do e kisha raportuar. Armën ka rreth 5-6 vite që e kisha në posedim.

E kam blerë në Gjakovë nga disa persona nga Shqipëria, por nuk i njoh. Nuk e kam ditë se çfarë ka ndodhur me atë armë, se po ta dija që është përdorur do e kisha raportuar. Gjithçka e kam marrë vesh nga mediat, nuk isha i sigurtë 100%.

Advertisement