Connect with us

Kronike

Vrasja e Martin Canit/ 6 persona dëshmojnë në seancë me dyer të mbyllura në lidhje me ngjarjen, mes tyre 4 të mitur

Në Gjykatën Penale të Tiranës kanë dëshmuar ditën e sotme 6 persona ndaj autorit të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Mësohet se mes dëshmitarëve 4 prej tyre janë të mitur. Dëshmia është zhvilluar në procesin gjyqsor që po zhvillohet ndaj Mario Përlleshajt.

Katër vajza të cilat ishin në klasën paralele me atë të Martin Cani dhanë dëshmi me dyer të mbyllura përpara gjyqtarës së çështjes. Në seancë dhanë dëshmi edhe dy të rritur që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por u thirrën në cilësinë e dëshmitarëve të rastësishëm për të kuptuar se si ndodhi vrasja me thikë. Seanca e radhës u caktua më datë 25 qershor.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Advertisement