Connect with us

Kronike

Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë, shoqërohen dhe merren në pyetje 5 persona

Detaje të reja dalin nga vrasja e Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës. Burimet mediatike bëjnë me dije se janë shoqëruar në polici 5 persona që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme ku u ekzekutua 42-vjeçari mbeti i vdekur në vend pasi u ekzekutua me breshëri armësh. Hakmarrja është pista kryesore e hetimeve të vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhës, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt. Policia nuk ka arritur ende të identifikojë mjetin e përdorur nga autorët. Gjithashtu janë sekuestruar edhe po analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve të cilat mendohen të kenë filmuar lëvizjen e autorëve.

Viktima, Nikolin Marku (Lekstakaj)

Personi në foto është i ndjeri Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u vra me breshëri armësh në Balldre të Lezhës. 42-vjeçari, babai i tre fëmijëve, ishte banor i fshatit Balldre. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga një market. Mësohet se në vendngjarje nuk ka pasur asnjë person, përveç shitëses së marketit. Nuk dihet ende nëse vrasja ndodhi për motive gjakmarrjeje, por ajo mbetet një nga pistat kryesore ku është përqendruar hetimi. Vrasja e djeshme vjen 3 muaj pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin, një krim për të cilin akuzohet si porositës Edmond Haxhia dhe ekzekutor një portugez.

Advertisement