Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, dëshmia e britanikes: Më erdhën kërcënime

Mësohen detaje të reja rreth Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare ka dyshime se ishte pjesë e grupit të vëzhgimit që çoi në vrasjen e Ardian Nikulajt në 16 Prill. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka siguar dëshminë e britanikes 27-vjeçare pasi ajo do të arrestohej mesditën e të Dielës së shkuar.

“E kam mësuar vrasjen pasi në llogarinë time në Facebook më erdhën shumë kërcënime. Nuk hezitova aspak të lidhesha me Ministrinë e Punëve të Jashtme Angleze dhe me Ambasadën Angleze në Tiranë. E bëra këtë se doja të jepja shpjegimet e mia,”- ka deklaruar ajo.

Harriet Bridgeman, foto e Top Channel

Harriet Bridgeman e pa punë, nënë e një fëmije 8 vjeç për të cilin kishte bashkëpërgjegjësi paçka se ishte e divorcuar, u la e lirë me kusht nga gjykata.

Babai i saj ofroi si garanci 20.000 paund.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu i cili ndoqi procesin e ekstradimit online, raporton se gjykatës së ekstradimeve iu tha se Harriet Bridgeman bashkë me Thomas Mithan mbërritën në Rinas, në të njëjtin avion me datë 3 Prill dhe hipën në një makinë tip Golf që i çoi drejt Shëngjinit.

Mithan qëndroi vetëm 36 orë në Shqipëri e u largua më pas duke hequr dorë nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të grupit. Gjykatës së ekstradimeve iu tha po ashtu se në ditën kur Mithan u largua nga Shqipëria Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt shfaqen për herë të parë të dy bashkë në hotelin Coral, duke bërë filmime tek sa Ardian Nikulaj qëndronte atje.

Seanca e radhës e këtij procesi ekstradimi në Londër do të mbahet në fillim të Qershorit.

Advertisement