Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/ Dëshmitarët: Autori kryente lëvizje të dyshimta, porositi birra

Një kamarier dhe një banakier janë dy dëshmitarë okularë që kanë ndihmuar në zbardhjen e vrasjes së Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin.

Dy punonjësit e Nikulajt i kanë shërbyer vrasësit dhe informatorit anglez që ishte në lokal në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Kur janë marrë në pyetje, këta dy punonjës kanë treguar për një klient të shqetësuar që fliste anglisht. Ky klient më pas doli të ishte informatori anglez Harry Simpson i cili sinjalizoi vrasësin portugezin.

Ditën kur Nikulaj u vra, punonjësi i tij kamarier ka treguar për një klient që fliste anglisht dhe porosiste birra.

Më bëri përshtypje pasi personi në fjalë kryente lëvizje të dyshimta dhe fliste në telefon dhe nuk ishte i qetë.

Menjëherë pas vrasjes së kryer nga portugezi Ruben Saraiva, informatori anglez ka lënë në mes lojën e bilardos, ku po luante me djalin e Nikulajt, dhe me një taksi është nisur për në aeroport.

Ndërkohë që një dëshmitar tjetër me inicialet A.K, ka treguar se 3 orë para se të ndodhte vrasja, portugezi që po lëvizte me motorin me targa të huaja i ka ofruar 20 mijë lekë të vjetra për të blerë “ten lekë” (10 lekë) karburant. Ky dëshmitar thotë:

E kuptova që donte 10 mijë lekë karburant benzinë dhe më pas i ktheva kusurin.

Advertisement