Connect with us

Aktualitet

Vrasja e një politikani shqiptar? Dosja që po hetonte ish-zyrtari i FBI-së

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dyshohet se përveç se dezertoi misionin e tij duke bashkëpunuar me Edi Ramën, ka pasur edhe detyra të tjera. Sipas dosjes hetimore, McGonigal mori përsipër të zbulonte se kush ishin porositësit e vrasjes së një politikani dhe një biznesmeni shqiptar.

Në shtator 2017, në Shqipëri, McGonigal u prezantua nga një person, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, me një biznesmen dhe politikan shqiptar. Personi që i prezantoi me dy ‘vipat’ i tha McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar. Ky detaji konfirmohet në pikën e 23 të akuzës së ngritur në Uashington.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për qendrimin në hotel për aq kohë sa gjendej në Shqipëri.” Këtu ngrihet dyshime të arsyeshme se ish-zyrtari i lartë u përdor dhe u shpërblye për shërbimet e tij që ofroi, në kundërshtim me misionin për të cilin ishte ngarkuar.

Advertisement