Shkrime
Vrasja e përgatitur me plan e Josep Borrell
Ditë më parë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpërndarë një blog të Përfaqësuesit të Larte të BE-së Josep Borell rreth dialogut Kosovë – Serbi i cili reflekton për këtë proces pak para largimit nga kjo pozitë.
Borell i ka bërë përmbledhje zhvillimeve të dialogut duke përmendur edhe momentet e rrezikshme si protesta e serbëve të veriut, të cilët plagosën afër 100 ushtarë të KFOR-it dhe Banjskën ku u vra një polic i Kosovës.
Ai ka thënë se me dialogun në Bruksel së shpejti do të merren njerëz tjerë, të cilët sipas tij do t’i vëzhgojnë me kujdes Kurtin dhe Vuçiçin.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në zemër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu ai ka theksuar se është thelbësore për të zhbllokuar një të ardhme evropiane për të dyja palët dhe për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ne lidhje me gjithe keto ka komentuar edhe analisti I njohur, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Enver Bytyçi.
Ai tha se Borrell u mor me këtë dialog qe prej vitit 2020, por nuk arriti aq sa kishte arritur dikur baronesha Ashton në dy vitet e para të këtij dialogu. Ndërsa baronesha britanike i pati detyruar palët të nënshkruanin më 19 prill 2913, Joseph Borrell nuk u lodh për ta bindur presidentin e Serbisë ta nënshkruante marrëveshjen e Brukselit të shkurtit 2923.
Ishte Fredrica Mogherini, ajo që dialogun e çoi në qorrsokak, që mbylli hapësirën e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit 2013, duke rikthyer axhendat serbe në dialogun midis palëve dhe u përkushtua sidomos te opsioni i ndarjes së Kosovës.
Sipas Bytyçit, spanjolli Borrell nuk arriti ndonjë gjë të madhe.
“Borrell gaboi kur zgjodhi Miroslav Lajçak në detyrën e ndërmjetësit të bisedimeve. Cenoi besueshmërinë e kontestuar tashmë edhe me qenien e tij në krye të tryezës së dialogut. Sepse ata të dy ishin dhe mbeten përfaqësues të dy vendeve që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Të dy këta kishin qenë shefa të diplomacisë në vendet e tyre dhe kishin shpallur hapur qëndrimin e tyre kundër kësaj pavarësie. Për pasojë të dy këta ishin të besueshëm në Beograd, por jo edhe në Prishtinë”, u shpreh profesori duke shtuar se Borrell në ekspozenë e tij për dialogun Kosovë-Serbi do të duhej të fliste e të shkruante për gabimet e tij të rënda………..
Më tej, profesori tha se deklarata përmbledhëse e Joseph Borrel fajëson vetëm palët në bisedime për dështimet e tij, ndërsa përpiqet të justifikohet në atë deklaratë se “nuk ishte, veçse një moderator në bisedime” dhe se çdo dështim qenka i palëve në dialog, delegacionit të Kosovës e të Serbisë.
“Ai nuk e kritikon Serbinë për shkak të akteve të saj të dhunshme e terroriste në Kosovë. Nuk prononcohet askund për faktin se dialogu ka pikënisje pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj nga ana e Serbisë” nënvizoi Bytyçi.
Duke evituar këtë fakt, Borrell dhe Lajçak u përpoqën të sjellin frymën mohuese të pavarësisë së Kosovës nga vendet e tyre, Spanja dhe Sllovakia. Ata kurrë nuk i thanë Aleksandër Vuçicit, se pavarësia dhe integriteti i Kosovës nuk diskutohet në këtë dialog. Përkundrazi e lejuan që këto dy të vërteta absolute të vihen në diskutim përmes këtyre bisedimeve.
Në fund, Bytyçi theksoi se dështimi ne dialog e ka emrin Borrell e Lajçak dhe shënohet për shkak të diplomacisë së disbalancuar dhe të qëllimshme kundër Kosovës