Connect with us

Kosova

Vrasja e policit/ Konjufca: Sulm terrorist nga Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të rëndë në Veri.

Ai ka “dënuar ashpër sulmin terrorist dhe kriminal të strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia” ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Konjufca ka thënë se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë.

“Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës.”

Advertisement