Connect with us

Kosova

Vrasja e policit serb, analistja Ivana Stradner: Perëndimi s’po di t’i lidhë pikat

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka komentuar zhvillimet pas ngjarjes në Loznicë të Serbisë, ku raportohet të jetë vrarë një polic dhe një tjetër të jetë plagosur.

Daçic, këtë ngjarje e quajti “sulm terrorist” dhe “akt që vjen nga strukturat shqiptare nga Kosova”.

Mirëpo, analistja Stradner po kërkon nga Perëndimi që të mos bie në propagandën e Serbisë.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se Rusia dhe Serbia ka kohë që kanë qenë duke krijuar kushtet informative për “grupet wahabi” në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Ministri i brendshëm i Serbisë sapo njoftoi për një tjetër ‘sulm terrorist’ të ndodhur në Serbi. Gjithashtu, Rusia dhe Serbia ka javë që po krijojnë kushtet informative për ‘grupet wahabi’ në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Shumë në Perëndim nuk dinë t’i lidhin pikat…”- ka shkruar Stradner, duke rikujtuar se më herët ajo bëri edhe një postim për “propagandën serbe” sipas se ciles, “Kosova dhe Bosnje e Hercegovina po përgatiten për një luftë kundër Serbisë”.

“Në të vërtetë, është qeveria e Serbia ajo që po përgatitet për eskalim të ri në Ballkan dhe këtë vit inteligjenca e ShBA-së paralajmëroi për eskalime të reja në rajon”, deklaroi Stradner.

Advertisement