Xhaxhai i 19-vjeçarit Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion të qartë për ngjarjen.
Ai ka theksuar për Ekonomia Online se familja nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me ndonjë person dhe nuk e di se si ka ndodhur kjo tragjedi. Zymeri ka shpjeguar se ata morën informacion mbi ngjarjen mbrëmë, por ende nuk kanë njohuri për autorin e krimit. Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe se kjo ngjarje ka ardhur si një befasi për ta
Një 19-vjeçar u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtrri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar. Prokuroria dhe policia po mblidhen prova të tjera për hetimin e rastit. Pas hetimeve, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.