Kronike
Vrasja e Renis Dobrës, ndalohen 2 autorët e dyshuar! Shpallen në kërkim disa të tjerë

Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës.
Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë.
Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.
Pasi e dhunuan, e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën ku ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.
Dyshohet se trupi i 22-vjeçarit Renis Dobra ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes, ndërsa u gjet mëngjesin e 9 Korrikut gjatë kërkimeve të familajrëve.

