Connect with us

Kronike

Vr’asja e shqiptarit në Itali/ Lihen në burg babë e bir, krimi dyshohet për një pronë

Gjykata e Trevisos në Itali ka lënë në burg autorin e vrasjes së Vladimir Topjanës, Rogert Shotën dhe babain e tij Pren Shotën. Deri më tani, dyshohet se ka qenë një pronë në Shqipëri, arsyeja e konfliktit që u kthye në një tragjeid. Rogert Shota u vetëdorëzua në Polici, pasi vrau me dy plumba 43-vjeçarin në një lokal në Bar Sporting Milan në Fontanafredda.

Gjatë seancës, 34-vjeçari, me ndihmën e avoktatit mbrojtjës, ka dhënë disa deklarata spontane,por nuk e ka treguar motivinin e krimit. Ndërsa babai i tij, 66-vjerçari Pren Shota pretendon se nuk ka qenë i pranishëm gjatë debatit të parë i cili nisi në lokalin në Viale Repubblica në Sacile.

Mësohet se, Topjana ishte në lokal dhe me makinë mbërriten dy burra, Pren dhe Rogert Shota, babë e bir. Mes tyre ka ndodhur një konflikt, që ka përfunduar në dhunë fizike, gjatë të cilit Topjana kafshoi veshin e autorit, duke i këputur një pjesë të tij.

Pas kësaj dyshohet se 34-vjeçari, Rogert Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkëatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Deri më tani, nuk ka ende detaje se përse ka ndodhur debati i rëndë mes tyre. Bëhet me dije se klientët dhe punonjësit e lokalit po merren në pyetje, pasi dëshmia e tyre është thelbësore në zbardhjen e ngjarjes.

Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, Rogert Shota, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri. Babë e bir u larguan pas krimit, por u arrestuan pas disa orësh nga autoritetet italiane. Ata akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement