Bota
Vrasja e të riut nga policia/ Nëna e 17-vjeçarit: Ai ishte fëmijë
Vijojnë protestat në Francë për vrasjen e dyshuar nga disa efektivë policie ndaj një 17 vjeçari. Në protestën e mbajtur ditën e sotme, më krye të tubimit ishte nëna e Nahelit.
Nuk dihet ende numri i saktë i protestuesve, por mediat lokale vlerësojnë se mijëra persona kanë dalë në marshim për të kërkuar drejtësi për 17-vjeçarin.
Protestuesit ishin të veshur me bluza të bardha me mbishkrimin “Drejtësi për Nahelin” dhe vazhdimisht bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe polici.
“Ai ishte ende fëmijë… Çfarë mund të bëja? Ai ishte jeta ime. Ai ishte gjithçka për mua”, ka thënë nëna e të miturit në një video të publikuar ne internet pasi mori vesh se i biri ishte ekzekutuar nga policia franceze.