Connect with us

Kronike

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Dalin FOTOT e automjetit të autorëve pak sekonda para atentatit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Mësohët se nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e krimit kanë lëvizur me një automjet tip BMë, me targa gjermane, ngjyrë e zezë, i cili u gjet i djegur në zonën e Mallakastrës, disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Policia ka arritur që përmes kamerave të sigurisë të zbardhë itinerarin e lëvizjes së automjetit që kanë përdorur autorët. Gjithashtu në makinën e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur prej tyre. Fotot e publikuara tregojnë automjetin rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, pak sekonda para se autorët të qëllonin me breshëri. Dyshimet janë se krimi është realizuar nga vrasës me pagesë me porosi nga Dubai.

Dyshimet janë se vrasja e Shyqyri Kalemit ka lidhje me një zinxhir përplasjesh që kanë nisur që me ekzekutimin në Tiranë të Aleksandër Sadikajt, për të cilin dyshohet se ishte porositur nga Edmond Papa. Ky i fundit është ekzekutuar disa kohë më pas po në Tiranë. Prandaj dyshohet se vrasja e trefishte në Memaliaj ka lidhje me përplasjet mes fiseve Sadikaj e Kalemaj, dhe atij Papa.

Atentati në Memaliaj

Një vrasje e trefishtë u regjistrua mbrëmjen e 20 korrikut në Memaliaj. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23:20 në një lokali në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti.  Nga breshëritë e armës u vranë në vend tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë. Nga tentati mbeti i vrarë 74-vjeçari, Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin e lokalit, 34-vjeçari Gledio Muka si dhe klienti, 37-vjeçari Marsel Çela. I plagosur rëndë nga ngjarja mbeti edhe vëllai i 74-vjeçarit.

Shënjestër e atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera u vranë pasi ndodheshin pranë 74-vjeçarit në momentin e duhur. Dy autorët u larguan me sukses nga vendi i ngjarjes ndërsa pak orë pas vrasjes mjeti me të cilin u arratisën u gjet i djegur në fshatin Bejaj. Brenda mjeti janë gjetur edhe armë ndërsa pritet konfirmim nga autortitetet nëse janë përdorur apo jo gjatë vrasjes. Policia ka shoqëruar 27 persona në lidhje me ngjarjen ndërsa janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.

Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai. Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit dhe i afërm i Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

Advertisement