Kronike
Vr’asja e Valter Fjerzës/ Arrestohet 22-vjeçari, akuzohet se mbështeti autorin

Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar dhe akuzuar si mbështetës të autorit të vrasjes së Valter Fierzës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2023. Mësohet se në pranga është vendosur Aleksandër Mëhilli.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç (Aleksandër Mëhilli), banues në fshatin Hot i Ri”.
Sherri për parkimin dyshohet se ka qenë shkak i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fierza në fshatin Hot i Ri. I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Pas debatit është afruar më një automjet Valter Fierza, e pikërisht në atë moment Klodian Mëhilli e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend.

