Aktualitet
Vrasja e vëllait të deputetit Ndoka, gazetari: Flitet se e ka porositur…
Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se Ilir Meta është në gjendje të rënduar për shkak të hetimeve që po kryen SPAK.
Një fakt të rëndë që përmend gazetari Dervishi, është dhe çështja që ka dalë në dosjen e fundit të ‘Metamorfoza’, ku është edhe historia e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka në 2017.
Sipas gazetarit është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve është dhënë nga ai.
Pra shkak-pasojë se nuk besoj i futi në xhep. Nuk e di tani deri ku ka shkuar SPAK, në pronave! Është e rëndë për të që thuhet se ka prona në Britani të Madhe, luajnë gazetarët, mbase i kanë dhe të sakta që kanë ardhur përgjigje për SPAK-un, por këta janë shumë të rënda, nëse kanë ndonjë gjë të vërtetë brenda.
Të mos harrojmë që është dhe një çështje që ka dalë te Metamorfoza e fundit që është shumë e rëndë për Ilirin, ne nuk e pamë të shkruar në dosjen e fundit, por aty kemi atë historinë e vëllait të deputeti Ndoka që është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve.
Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, u goditën nga megaoperacioni i SPAK më 18 maj 2024, ku lëshuan 50 urdherarreste .Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.